Milena Deraj, e cila akuzohet se ka mashtruar familjen Verracaku dhe shoqen e saj e u mori 570 mijë €, do të mbetet në burg.
Në seancë Deraj ka pretenduar se është kërcënuar nga 4 banda për mos mbajtjen e premtimit për të hequr 2 burgime të përjashtme. Ajo kishte marrë përsipër të gjente 2 avokatë të suksesshëm për zgjidhjen e çështjes. Deraj dyshohet se ka marrë përmes mashtrimit një shumë prej 340 mijë euro.
Ajo ka mashtruar 3 shtetas (babai dhe dy djemtë), duke iu marrë 340.000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021. Ajo ka mashtruar një shtetase tjetër, duke i marrë 230.000 euro, me premtimin për t’i investuar në bono thesari.