Gjykata e Posaçme cakton masën e dyte të sigurisë ‘arrest në burg’ për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgon Goron.
Ai është ne hetim për shpërdorim te detyrës pasi dyshohet se në kundërshtim me ligjin pajisi me 4263 m2 tokë kryetarin aktual te bashkisë se Himarës, Arqile Bollano.
Goro nëpërmjet avokatit Sokol Hazizaj kundërshtoi masën e sigurisë me argumentin se nuk mund te caktohet një mase e dyte sigurie ekstreme si ajo e arrestit kur nuk plotësohet asnjë kriter ligjor.