Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Gjykata e Ramës apo e pavarur liroi sot shtetasin Berisha?

17:15 / November 27, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1724772195 kreshnikspahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Kreshnik Spahiu

Sali Berisha sot ligjërisht është i lirë por nuk është shpallur i pafajshëm nga akuzat. Sigurisht 90% e publikut nuk e kuptojnë ndryshimin e gjykimit në “gjendje të lirë” dhe në shpalljen “i pafajshëm”. Dhjetra politikanë janë hetuar të lirë por janë deklaruar fajtorë dhe dënuar me burg si në rastin e Saimir Tahirit, Ervin Saljanit, Vangjush Dakos etj. Gjithsesi kjo analizë juridike nuk vlen për militantët por për profesionistët. Vendimi i gjykatës për zëvendësimin e masës sigurimit për Sali Berishën ka më shumë efekte proçedurale të praktikës me raste anologe sesa me vetë Sali Berishën për këti arsye:

  • nga sot, çdo i akuzuar për korrupsion pasiv me vlera të mëdha apo të vogla duhet kërkoj të hetohet i lirë njësoj si shtetasi Berisha
  • nga sot, ish-presidenti Meta duhet kërkoj zëvendësimin e masës sigurimit nga arrest me burg, në detyrim për paraqitje njësoj si Berisha.
  • nga sot, Arben Ahmetaj duhet kërkoj heqjen e arrestit dhe hetimin në gjendje të lirë sepse çështja ka kaluar për gjykim dhe nuk rrezikohen provat.
  • nga sot, Gjykata duhet të mbaj një standard proçedural për masat e sigurimit për subjekte që akuzohen për korrupsion dhe nuk duhet arrestojë asnjë prej tyre sepse sipas Kushtetutës të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
  • nga sot, nuk ka rëndësi mosha për të akuzuarit sepse Berisha ishte më i qetë në shtëpi sesa në rrugë dhe masa e gjykatë ishte justifikuar me pleqërinë.
  • nga sot, gjykara provuan se për të njëjtën çështje vendosin tre herë në tre mënyra të ndryshme.
  • nga sot, Berisha duhet tërheq padinë e Strasburgut sepse s’ka objekt sepse gjykata shqiptare ja njohu të drejtën dhe ai është i lirë.

Gjykata e “Ramës” apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Sali Berisha?

Përgjigjen duhet ta jap vetë Berisha por qartazi që nga dita që u firmos pakti PD-PS kemi disa vendime pro Berishës dhe grupit të tij:

  • Vula e PD
  • Rroga 3500 euro e deputeteve të PD
  • Listat e mbyllura të deputeteve
  • Amnistia penale e të korruptuarve
  • Lirimi i Berishës

A është ndikuar gjykata nga marrveshja PD-PS?

Padyshim edhe gjyqtarët janë shqiptarë dhe jo amerikanë. Ata jetojnë në një “fshat” të vogël ku të gjithë njohin njëri-tjetrin. Thjesht gjyqësori ka një nuhatje të zhvilluar për të kuptuar luftën apo teatrin politik. Sot meqë ra fjala u mblodh Komisioni Anti-Korrupsion dhe sigurisht mbledhja e rradhës do zhvillohet pas një muaji ku pjesë e luftës anti-korrupsion do jetë koalicioni PD-PS. Me pak fjalë “të pandehurit” do kërkojnë që SPAK dhe GJKKO të shkojnë të jap llogari para tyre. Vendimi i gjykatës për lirimin e shtetasit Berisha është i drejtë por me një kusht, nëse sot hapen burgjet dhe lirohen të gjithë të paraburgosurit për korrupsion. Nëse gjykata do të lirojë të gjithë si Berisha, atëherë është e pavarur. Në të kundërt ajo është gjykatë politike e varur nga Berisha, Rama dhe mga establishmenti politik.

Kreshnik Spahiu Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë

13:24 / February 7, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.