Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar ankimimin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Ky i fundit e kishte çuar çështjen në këtë gjykatë ndërkombëtare, pasi kundërshtonte shkarkimin e tij nga detyra, duke paditur kështu Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendin e Shqipërisë. Padia e tij u regjistrua në këtë gjykatë më datën 22 nëntor të vitit 2019 dhe më pas Strasburgu solli pyetjet për Shqipërinë nëse janë respektuar procedurat ligjore. Pas shkarkimit Fullani fitoi në gjykatë edhe dëmshpërblim për “shkarkim i padrejtë nga posti i Guvernatorit”.
Postime te ngjashme
Add A Comment