Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Toyota Auris’/ Gjykata dënon për shpifje Lulzim Bashën, Balla: Vendim historik!

13:01 / January 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lulzim Basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata ka dënuar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha me 50 mijë lekë për shpifje ndaj Taulant Ballës, në lidhje me çështjen e ‘Toyota Auris’. Taulant Balla e paditi Lulzim Bashën për shpifje në qershor të vitit të kaluar, lidhur me deklaratat që ky i fundit bëri në Kuvend se shuma e 3.4 milionë eurove e zbuluar ne dy makinat Toyota Yaris i përkiste kreut te grupit socialist.

Taulant Balla kërkoi dënimin e Lulzim Bashës pas akuzave, ndërsa kryedemokrati përmes avokatëve pafajësi. Prokurori Agron Gjana në seancën e kaluar kërkoi pushimin e çështjes, pasi sipas tij Basha ka thënë opinione dhe jo akuza nga foltorja e Kuvendit dhe se nuk ka elementë të veprës penale.  Por gjyqtari i Gjykatës Penale e Tiranës Gerd Hoxha vendosi sot shpalljen fajtor dhe dënimin e Bashës me 50 mijë lekë gjobë.

3.4 mln eurot u gjetën në 2 automjete “Toyota Auris” në Portin e Durrësit në qershor të vitit të kaluar, për të cilën Basha akuzoi Ballën se ishte i përfshirë, akuza të cilat socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur padi ndaj tij për shpifje dhe dekonspirim të operacionit. Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit. Më herët Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar; Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim.

Basha denohet shpifje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.