Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK, Dritan Goxhajt.
Vendimin për ekstradimin e ish-anëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj e ka dhënë gjyqtarja Alma Kolgjokaj.
Mbrojtja e ish-anëtarit të UÇK-së ka lexuar konkluzionet e saj në gjykatë, ku ka pretenduar se arrestimi i Goxhajt është antikushtetues.
Gjykata Speciale e Kosovës e akuzon Goxhajn se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK-së ka si qëllim ekstradimin drejt Dhomave të Specializuara.