Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjykata i mbyll dosjen Shpëtim Gjikës, bien akuzat për koncesionin e rrugëve

22:05 / July 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shpetim gjika
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Vlorës ka pushuar akuzën “Shpërdorim detyre” për ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika dhe 7 të pandehurit e tjerë, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të bashkisë Vlorë. Gjika në cilësinë e kryetarit të Bashkisë, Ardian Musta në cilësinë e nën/kryertarit dhe zyrtarët e tjerë si Ilir Banushi,Arben Beqiraj,Taulla Zanaj,Gentian Sherifaj,Merita Mema dhe Petro Thanasko, ishin vënë në akuzë nga prokuroria e Vlorës për çështjen e konçesionit 15-vjeçar të parkimeve në rrugët e Vlorës. Në muajin shkurt 2019 prokuroria e Vlorës ngrit ndaj të pandehurve të mësipërm akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, duke dërguar dosjen në gjykatë. Por nga muaji shkurt e deri në korrik 2019, dosja hetimore ka qëndruar në zyrën e gjyqtares së seancës paraprake Atalanta Zeqiriaj. Për pesë muaj më rradhë dosja me 8 të pandehur, zyrtarë e ish-zyrtarë të bashkisë Vlorë, është mbajtur në seancë paraprake, ku vetëm pak ditë më parë “Shqiptarja.com” mëson se gjyqtarja Atalanta Zeqiraj ka vendosur të pushojë dosjen penale të prokurorisë, duke mos e kaluar çështjen për gjykim në seancë themeli. Pritet që vendimi i pushimit të akuzës, të ankimohet nga prokurori i çështjes Albert Kuliçaj. Kjo është fitorja e tretë e Shpëtim Gjikës kundër prokurorisë, pasi ka marë dy herë pafajësi përballë akuzave të prokurorisë së Vlorës,njëherë nga gjykata e Tiranës dhe të dytën nga gjykata e Apelit Vlorë.

Dosja penale që prokuroria ka ngritur ndaj 8 të pandehurve, përfshirë dhe Shpëtim Gjikën, flet për një kompani offshore me përfaqësues Bashkim Shalla, e rregjistruar në shtetin e Delaëare USA,e quajtur “Tis Holding LLC”. Kjo kompani së bashku me kompaninë izraelite “On Track Innovations L.T.D”, janë në verifikim e sipër nga prokuroria e Vlorës,pasi prokuroria ka krijuar dyshime të forta se kanë përfituar konçesionin e parkingjeve në Vlorë, në mënyrë jo të rregullt.

Zyrtarët e pandehur

Ardian Musta

Ilir Banushi

Arben Beqiraj

Taulla Zanaj

Gentian Sherifaj.

Merita Mema

Petro Thanasko

Shpëtim Gjika

Rrugët për konçesionin e parkingut

Rruga “Rakip Malile”,

Rruga “Janaq Kilica”

Rruga ”Demokracia”

Rruga “Hasan Kushta”

Rruga “Bulevardi Ismail Qemali”

Rruga “Segmenti para hotel Greta”,

Rruga “Kosova dy segmentet në dy krahët”

Rruga “Transballkanike”

Rruga “Murat Tërbaçi”

Rruga “Para Piacës”

Rruga “Segmenti Murat Tërbaçi tek Rrapi”

Rruga “Sheshi tek Kristali (Uji i Ftohtë)”

Rruga “tek hotel Neë York”

Rruga “Para Postës”.

dosjen Gjykata MBYLL shpetim gjika
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.