Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Gjykata i rrëzon Asamblenë Zgjedhore, Duka i FSHF del me strategjinë “Futbolli për Kombin”

21:13 / February 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fshf 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ditën kur Gjykata Tiranës ka rrëzuar Asamblenë Zgjedhore të 2 marsit, duke kërkuar që të pritet derisa të mbarojnë hetimet për manipulimet në Shoqatat Rajonale, FSHF është kujtuar që të prezantojë një strategji për futbollin në vendin tonë.

‘Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dua t’ju falënderoj shumë që jeni sot të pranishëm në këtë ditë të rëndësishme për ne dhe komunitetin e futbollit shqiptar, ku konkretizojmë strategjinë “Futbolli për Kombi 2022-2025”. Keni në dorë një material të detajuar dhe të mirëmenduar, i cili është një plan i mirëfilltë pune me hapat dhe aksionet për të arritur objektivat e rëndësishëm që kemi vendosur.

Fokusi kryesor i punës sonë do të jenë fëmijët dhe të rinjtë, por në të njëjtën kohë do të ndajmë përvojën pozitive të futbollit me të gjithë qytetarët dhe do t’u ofrojmë atyre mundësinë për t’u angazhuar në futboll.

Procesi i përgatitjes së këtij dokumenti strategjik ka zgjatur disa muaj, janë organizuar takime me grupet e interesit dhe është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët e UEFA Grow, të cilët dëshiroj t’i falënderoj për mbështetjen e tyre shumë të vlefshme.

Me lanҫimin e strategjisë “Futbolli për Kombin 2022-2025”, ne kemi vendosur piketa të forta për të ardhmen, duke qenë të ndërgjegjshëm për fuqinë tonë si organizatë dhe për të gjitha mundësitë që kemi për të mbështetur më tej zhvillimin e futbollit në të gjithë Shqipërinë.

Kjo strategji dhe zbatimi i saj do të jetë një forcë shtytëse pozitive në hapësirën sportive dhe sociale në mbarë Shqipërinë dhe gjithashtu do të forcojë lojën e bukur të futbollit e do të promovojë vlerat e tij në të gjithë trevat shqiptare, për të përmirësuar jo vetëm paraqitjet në fushë, por edhe cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët shqiptar. Kjo është shumë e rëndësishme për ne’ ka thënë Duka.

duka FSHF Gjykata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ankimimi i Qeverisë për Ballukun, Gjykata Kushtetuese do të japë vendimin pas pak minutash

21:40 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Siguria në gjykata pas vrasjes së Astrit Kalasë, inspektim në GJKKO

12:41 / February 2, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.