Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gjykata Kushtetuese/ KED vendos nesër për listën përfundimtare të kandidatëve që do i dërgohet Presidentit

17:55 / December 22, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjykata kushtetuese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

KED do të mblidhet nesër për listën përfundimtare që do i dërgohet Presidentit për të zgjedhur anëtarin e 6-të të Gjykatës Kushtetuese.

Sot KED ka marrë në pyetje Aleksandër Tomën dhe Përparim Kalon, teksa nesër e ka radhën Zhaklina Peto.

KED njofton se pikëzimi dhe renditja për Tomën e Kalon është kryer, por nesër raportin përkatës për listën përfundimtare.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 22.12.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, duke iu përmbajtur rendit të ditës:

1. Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020.

2. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatëve të lejuar:

-Altin Binaj

-Aleksandër Toma

-Përparim Kalo

3. Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020, si më poshtë:

-Aleksandër Toma

-Përparim Kalo

4.Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, vendosi:

5. Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit, përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

Në lidhje me pikën e parë të rendit të ditës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shpalli fillimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020.

Lidhur me procedurën e ndjekur për vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi:

· Përfundimin e procedurës së, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes për shkak të tërheqjes nga kandidimi, Z. Altin Binaj, për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020 .

Kandidatët e tjerë për këtë vend vakant, Z. Aleksandër Toma dhe Z. Përparim Kalo janë paraqitur sot përpara anëtarëve të KED për të zhvilluar intervistën e caktuar në rendin e ditës, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këshillit dhe prezantuar platformën e tyre në lidhje më kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese. Pas përfundimit të intervistimit të kandidatëve, KED vazhdoi me pikëzimin dhe renditjen e tyre.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020, si edhe listën përfundimtare të renditjes së bashku me raportin përkatës.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të vijojë, ditën e mërkurë, datë 23.12.2020, me miratimin e raportit përkatës mbi listën përfundimtare të renditjes, i cili do t’i dërgohet më pas organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Gjykata Kushtetuese KED
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Juristi Bledi Dervishaj: Gjykata Kushtetuese dështoi në misionin e saj, tani SPAK nuk ka kufij dhe mund të luajë edhe rol politik, vendos me kë do të qeverisë (SQARIMI JURIDIK)

15:07 / February 7, 2026

Ankimimi i qeverisë për Ballukun, Gjykata Kushtetuese jep vendimin

21:52 / February 6, 2026

Kufizime për SPAK-un: Kushtetuesja ndalon përdorimin pa kriter të të dhënave personale

12:13 / January 15, 2026

Zgjidhet kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese

15:57 / December 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.