Gjykata ka lënë të lirë dy shqiptarë të kapur në një “shtëpi bari” në Glasgoë. Ata janë liruar nga burgu pasi u zbulua se ishin viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.
BBC shkruan se Orges Rizaj dhe Agustin Grembi u arrestuan në një ndërtesë industriale të konvertuar në Possilpark në nëntor 2020.
Bimët e kanabisit me vlerë deri në 9.5 milion £ u sekuestruan gjatë bastisjes. Dy burrat më vonë u deklaruan fajtorë për akuzat për drogë dhe u përballën me dënime të gjata me burg. Megjithatë, Zyra e Brendshme ka vendosur që të dy burrat janë trafikuar në Skoci për të punuar në ‘shtëpi bari’.
Gjykata e Lartë në Glasgoë dëgjoi se si Rizaj dhe Grembi kishin qenë shumë të frikësuar për të shpjeguar se çfarë kishte ndodhur për shkak të pasojave të mundshme për ata dhe familjet e tyre. Deklaratat e tyre të fajësisë u tërhoqën dhe deklaratat e reja të pafajësisë u pranuan nga Gjykata.