Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhërarreste për dy komandantë të lartë rusë nën dyshimin se kanë kryer krime lufte në Ukrainë, raportoi të martën BBC-ja.
Gjenerallejtnant Sergei Kobylash dhe Viktor Sokolov – admiral i marinës, janë dy komandantët ndaj të cilëve janë lëshuar urdhërarrestet.
Kjo shënon herën e dytë të lëshimit të urdhërarresteve për zyrtarët rusë në lidhje me luftën në Ukrainë. Të parët ishin për presidentin Vladimir Putin dhe të dërguarën e tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova.
Rusia nuk e njeh GJNP-në, gjë që e bën të pamundur depërtimin e tyre për t’u përballur me akuzat.
GJNP-ja ka njoftuar se urdhërarrestet e fundit janë lëshuar pasi ka arsye të mjaftueshme për të besuar se dy të dyshuarit janë përgjegjës për sulmet me raketa të kryera nga forcat ruse nën komandën e tyre kundër infrastrukturës elektrike të Ukrainës.
“Krimet e supozuara kanë ndodhur midis tetorit të vitit 2022 dhe marsit 2023”, ka njoftuar gjykata, duke shtuar se sulmet kanë shkaktuar dëme në civilë.