Gjykata Speciale pritet shumë shpejt të kryejë sërish arrestime në Kosovë, ndërkohë që gjykimi i krerëve të luftës po vazhdon në Hagë, ndërsa emrat akoma nuk janë bërë të ditur.
Pak javë më parë, në Kosovë kanë zbarkuar pjestarë të Forcave Evropiane të Xhandarmërisë. 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë (EUROGENDFOR) nga Portugalia, Franca dhe Italia kanë përforcuar kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NjPS). Në vizitën e fundit në Kosovë, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trenadilova kishte thënë se kjo gjykatë është shumë e fokusuar në mbrojtjen e dëshmitarëve.
Sipas saj, Dhomat e Specializuara nuk do të përballen me ndonjë rast ku do të rrezikohet jeta e dëshmitarëve dhe tha se pikërisht “është mbrojtja e dëshmitarëve një prej arsyeve që kjo gjykatë, që ka selinë e saj në Hagë, është krijuar. Trendafilova kishte thënë se mandati i Gjykatës Speciale mund të përfundojë sapo Këshilli i Evropës të njoftojë Kosovën që hetimet dhe proçedurat e dala prej tyre do të përfundojnë.