Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjykata urdhëron administratën Trump: Ndaloni arrestimet e emigrantëve pa shkak

12:20 / July 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3347
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një gjykatëse federale mori dje vendimin se Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) ka kryer ndalime dhe arrestime gjatë kontrolleve të emigracionit në Los Angeles pa pasur dyshime të arsyeshme dhe urdhëroi që të ndalohen ndalimet që bazohen vetëm mbi racën, gjuhën e folur apo profesionin e personave, sipas CNN.

Gjykatësja e Distriktit, Maame Ewusi-Mensah Frimpong, e emëruar nga ish-presidenti Joe Biden, urdhëroi që DHS të hartojë udhëzime të qarta për oficerët, për të përcaktuar “dyshimin e arsyeshëm” pa u mbështetur tek raca apo etnia e dukshme, gjuha apo theksi, “prania në një vend të caktuar” apo “lloji i punës që dikush bën”.

Vendimi erdhi pasi Unioni Amerikan për Liritë Civile (ACLU) në Kaliforninë Jugore paditi javën e kaluar administratën Trump në emër të pesë personave dhe disa organizatave që mbrojnë të drejtat e emigrantëve, duke pretenduar se DHS, i cili mbikëqyr Shërbimin e Emigracionit dhe Doganave (ICE), kanë kryer arrestime antikushtetuese dhe ka penguar të ndaluarit të kenë qasje te avokatët e tyre.

Vendimi është i kufizuar vetëm në juridiksionin e Qarkut Qendror të Kalifornisë, që përfshin Los Anxhelesin dhe rrethinat.

Në vendimin e saj, Frimpong shkroi se gjykata duhej të vendoste nëse paditësit mund të provonin që administrata Trump ”po kryen patrullime lëvizëse pa dyshime të arsyeshme dhe po mohon qasjen te avokatët”.

Gjykatësja shtoi se administrata ”dështoi” të japë informacion mbi bazën ligjore të arrestimeve të kryera.

administrata arrestime emigrante Gjykata trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.