Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjylameti i përgjigjet Dades: Po shkon larg. Keqardhje për çfarë deklaron qyshse nuk je deputete

22:54 / February 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
41719222 1596434407128504 7110847739017035776 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp



Ish-deputetja dhe njëherazi ish-ministrja e Jashtme në qeverinë “Nano”, Arta Dade e ftuar në emisionin  “5 pyetjet nga Babaramo”  deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të largohet për t’i hapur rrugën një tjetër qeverie të PS-së.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i Kryetares së PS për Tiranën, Blerina Gjylameti, e cila teksa e falënderon për kontributin ndër vite, thotë se këto sulme kanë filluar që në momentin që nuk është më deputete. “E dashur Arta! Respekt e mirënjohje për çfarë ke dhënë ndër vite për PS dhe keqardhje për çfarë deklaron kundër PS qyshse nuk je më deputete. Do thuash ti s’kam folur për PS po për Edi Ramën! Kështu flasin edhe kundërshtarët e PS që nga Saliu e deri tek Mona… Unë e shumë kolegë të mitë e dimë që ti s’ke qenë e s’do të jesh kurrë si ata, prandaj përmbahu Arta, sepse mllefi ndaj Edi Ramës nuk është këshilltar i mirë dhe PS sot është në qeveri e vetme në radhë të parë për meritë të tij . Pandëshkueshmëria më e madhe se në kohën e Saliut? Ah jo, ne gabime kemi bërë patjetër, po as kemi vrarë e as kemi grabitur Shqipërinë! Nëse ti mendon ndryshe, ke shkuar larg e dashur dhe mbase një kafe me ne të gjitha është koha që ta pish. Përqafime, Blerina”, shkruan Blerina Gjylameti. / tirananews.al

arta dade blerina gjylameti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.