Blerina Gjylameti, deputete e PS-së tha se pushteti nuk dorëzohet me dhunë dhe se opozita duhet të heqë dorë nga veprimet e dhunshme. “Nuk do ta dorëzojmë pushetin në tavolinë”, tha Gjylameti.
“Në asnjë moment nuk ka munguar shtrirja e dorës për negiocim e dialogim. Drafti është në parlament nëse duan të bashkëpunojnë, që reforma elektorale të hynte në fuqi, fjala nuk mungon as hapësira për të ofruar alternativën e tyre nuk mungon. Rezultati i zgjedhjeve nuk përcaktohet në tavolinën e negociatave, nuk vihet, zgjedhjet parakoshme që ne të kemi kosto”.
Pyetur nëse kjo situatë mund të çojë në përplasje civile Gjylameti i bën apel qytetarëve që të distancohen nga aktet e dhunës, pasi çdo forcë politke vjen në pushtet përmes votës së lirë. “Nuk besoj se do shkojë në një situatë të tillë. Unë u bëj thirrje qytearëve që të distancohen nga këto akte. Dhuna nuk çon askund. Secila forcë politike në pushtet duhet të vijë përmes votës së lirë”, përfundoi Gjylameti.