Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjyqi i UÇK, priten 104 dëshmitarë! Zëdhënësi i Dhomave Speciale: Procesi ndaj Thaçit dhe ish-drejtuesve do zgjasë

20:03 / May 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hashim thaci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle thotë se Prokuroria Speciale do të thërrasë edhe 104 dëshmitarë të tjerë gjatë gjykimit të ish-krerëve të UÇK.

“Në fillim të kësaj jave, prokuroria tha se synojnë të thërrasin edhe 104 dëshmitarë të tjerë dhe gjithashtu në dosjet e fundit do të ofrojnë ndryshime të mundshme në listën e tyre të dëshmitarëve në tetor të këtij viti. Pra, ne kemi 13 muaj në proces dhe jemi në mes të procesit të prokurorisë duke paraqitur dëshmitarët e saj…Është e vështirë të thuhet saktësisht sesa do të të jenë ata”, tha ai.

Sipas Michael Doyle  i cili ka qëndruar këtë javë në Prishtinë, ku ka informuar gazetarët për proceset gjyqësore në Hagë procesi i gjykimit nuk dihet kur do të përfundojë.

“Është shumë e vështirë të vlerësohet koha e përgjithshme e gjykimit sepse pasi prokuroria të përfundojë, atëherë ekipet mbrojtëse do të kenë mundësinë të kërkojnë lirimin nga akuzat dhe të presin ndonjë rezultat….Ajo që mund të them është se gjatë vitit të kaluar gjyqtarët e trupit gjykues kanë ndërmarrë hapa, duke përfshirë organizimin e seancave të veçanta, nxjerrjen e urdhrave ose miratimin e masave të caktuara me synimin për të siguruar që gjykimi të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha zëdhënësi.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka filluar më 3 prill të vitit 2023. Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Gjyqi hashim thaci uck
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.