Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjyqi në Hagë, i afërmi i Hashim Thaçit: Nuk shkuam ne në tokë të huaj, mbrojtëm tokën tonë

20:35 / September 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Milazim Thaçi, një ndër të mbijetuarit e masakrës së Izbicës në vitin 1999 dhe i afërm i ish-presidentit Hashim Thaçi, ishte i ftuar ditën e sotme në “Studio Live”.

Së pari, ai foli për situatën e vështirë në të cilën ndodhen ish-krerët e UÇK, të cilët po gjykohen në Hagë dhe ndodhen në paraburgim prej vitit 2020 nën akuzat për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje dhe persekutim.

“Ne kemi ndjekur çdo moment me mendje dhe me shpirt. Rrofshin ata që kanë shkuar atje për të na ndihmuar. Në ndihmë të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit e të tjerëve, të gjithë atyre që po mbahen në burg padrejtësisht”,– tha Thaçi.

“Po të ishin kriminelë, NATO nuk do të hynte në Kosovë, as Amerika. Po i presim shumë me padurim, ishalla vjen shëndosh dhe ishalla na gjen shëndosh. Ata që kanë bërë krime janë në Serbi, janë në Rusi, ata po fshihen atje, ne nuk kemi shkuar në tokë të huaj për të bërë krime. Ne kemi mbrojtur tokën tonë, shtëpinë tonë, na kanë dhunuar, na i kanë bërë krejt masakrat”,- theksoi ai.

Milazim Thaçi i bën thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës të ndërhyjnë për të vënë drejtësinë në vend dhe të parandalojnë një dënim të padrëjtë të sh-presidentit Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

“Po i mbajmë shpresat te Zoti dhe drejtësia do të vijë në vend, në shtëpitë e tyre, në familjet e tyre sepse jemi mërzitur”,– tha Thaçi.

“I kisha thënë Europës, mbani drejtësinë se pa drejtësi nuk ka stabilitet. Neve na kanë lënë pak anash por shpresoj që Amerika dhe të tjerat shtete na ndihmojnë”,- shtoi ai.

Thaçi rrëfeu për Report Tv edhe momentet e tmerrit nga masakra e serbëve në Izbicë, në vitin 1999.

“Atë e kujtojmë si mos Zot më keq. Aty kanë mbetur, kanë vdekur në vend 140 burra, 3 kemi shpëtuar. Zoti më ka shpëtuar për të treguar për ato viktima që kanë mbetur”,- tha ai.

Në fund të intervistës, Milazim Thaçi dha një mesazh të madh për gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen.

“Ju kisha uruar të gjithëve shqiptarëve që janë në botë të bashkoheni e të flisni mirë për njëri-tjetrin, çfarë bëjnë shkitë, e askund e asnjëri nuk e nxjerrin shoqi-shoqin, ndërsa ne…

Të bashkohemi e të ndihmojmë njëri-tjetrin, pa bashkim nuk ka asgjë”,- tha ai.

Gjyqi hage i afermi mbrojtem thacit token tone
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.