Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me gjyqin ndaj deputetit të PD, Ervin Salianji, që do të zhvillohet ditën e nesërme. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thotë ky gjyq është një proçces i mirëfilltë stalinist.
Në reagimin e tij, Berisha thotë se denoncimi i deputetit Salianji “detyroi Fatmir Xhafajn të shpëtojë vëllain nga hetimi për trafiqet që drejtonte nga Vlora ta dorëzojë atë me proçedurë të rrufeshme në Itali, por sot asnjëri nuk e di se ku ndodhet ai”.
Sipas Sali Berishës, akuzat kundër tij u montuan nga nga dëshmitarë të rremë, nga bashkëpunëtorë të ngushtë të krimit në krye drejtues të lartë policie. Berisha i bën thirrje disa institucioneve ndërkombëtare që të ndërhyjnë kundër këtij proçesi.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe proçesin e montuar politik stalinist të klanit Xhafa kundër deputetit Salianji dhe i bëj thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Parlamentit Europian, Unionit Parlamentar Ndërkombëtar, Asamblesë Parlamentare të OSBE të ndërhyjnë kundër këtij proçesi të turpshëm politik të klaneve të drogës me pushtet që duan të dënojnë deputetin Salianji si hakmarrje për denoncimin e tij të guximshëm”, shkruan Berisha.
Miq, deputeti Ervin Salianji del nesër para gjyqit në një proçes të mirëfilltë stalinist. Ai shkon në babalen e të akuzuarit sepse denoncoi Geron-Agron Xhafën të denuar 7 vjet si kryetar i rrjetit të trafikut të drogës të Bolonjës me Venezuelën dhe i kerkuar. Ai vazhdonte prej vitesh i qetë dhe i mbrojtur nga vëllaçko Fatmiri, ministër dhe Edvini, veprat e tij të zeza sipas hetimit të gazetarit të pavarur.
Denoncimi i deputetit Salianji detyroi Fatmirin për të shpëtuar vëllain nga hetimi për trafiqet që drejtonte nga Vlora ta dorëzojë atë me proçedurë të rrufeshme në Itali, por sot asnjëri nuk e di se ku ndodhet ai.
Në një akt të turpshëm dhe skandaloz Deputeti Ervin Salianji akuzohet nga klani i drogës Xhafa për shpifje sepse ai denoncoi publikisht mbrojtjen nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafa të trafikantit Agron Geron Xhafa në kërkim si i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe për faktin se Ervini me guxim bëri publik investigimin e gazetarit që provonte se Geroni vazhdonte organizimin e trafikut të drogës.
Akuzat kundër tij u montuan nga dëshmitarë të rremë, nga bashkëpuntorë të ngushtë të krimit në krye të policisë Ardi Veliu, Albert Nushi dhe Andon Marko me ndihmën e trafikantëve në Shërbimin Informativ.
Të dashur miq, ky proçes i turpshëm të pashembullt në 30 vite në shkallë të parë ju besua anëtarit të bandës së Lushnjës, Artan Gjermeni, i cili zbatoi urdhërat që mori nga Xhafa-Rama. Kurse në Apel, çështja ju besua gjykatëses Sadushi, të shoqin e të cilës e lidh një miqësi e njohur dhe fort e dyshimtë me Fatmir Xhafën dhe klanin e tij. – shkruan Berisha.