Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjyqi për dosjen “Gërdeci”, ish-ministri Mediu zbulon përse ndodhi shpërthimi: Sipas Prokurorisë ishte një karrocë që ishte këputur

22:06 / October 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gerdeci fatmir mediu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri Fatmir Mediu ka treguar versionin që ka zbuluar Prokuroria për shkakun e shpërthimit në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona.

Përmes një insterviste në emisionin “Open”, Mediu tha se “sipas Prokurorisë, ishte një karrocë që ishte këputur, u saldua, ishte e nxëhtë, u vendos baruti mbi të dhe nga nxehtësia mori flakë baruti”.

Ai shtoi se Prokuroria vlerësoi se shpërthimi në Gërdec nuk ka lidhje me akuzat për “shpërdorim detyre” ndaj tij.

“Kemi 2 organe drejtësie, një që ka dhënë një vendim përfundimtar dhe një që vepron në mënyrë të jashtëligjshme. Në një vend nuk veprohet sipas qejfit, por sipas ligjit. Fatmir Mediu ka qenë në Shqipëri dhe nuk është hetuar. Pas vitit 2013 nuk ka pasur imunitet Fatmir Mediu. Kush e pengoi Prokurorinë gjatë këtyre viteve? Pse hapet çështja pasi është parashtruar? Mediut 2 herë Prokuroria i ka bërë hetim pasuror dhe nuk i kanë gjetur asnjë element të abuzimit financiar. Nëse një proces nuk është një proces i rregullt ligjor, atëherë edhe përfundimi nuk është ligjor.

Ligji për Prokurimet Publike e përjashton Ministrinë e Mbrojtjes. Ligji për çështjet e sigurisë nuk bëhet me ankand. Ministri i Financave ka qenë dakord me vendimin e Këshillit të Ministrave. Politikisht unë kam marrë përgjegjësinë time, kam dhënë dorëheqjen. Imuniteti nuk është çështje personale, por institucionale dhe kërkohet nga Prokuroria. Ministri i Mbrojtjes është autoritet civil, jep urdhëra për demontim dhe sib ëhet kjo nuk e bën ministri.

Gjykata dhe Prokurorët e SPAK kanë deklaruar se shpërthimi i Gërdecit nuk ka lidhje me akuzën për shpërdorim detyre. Unë dhashë dorëheqjen sepse ndodhi një ngjarje e jashtëzakonshme gjatë kohës që isha në detyrë, ku vdiqën njerëz të pafajshëm. Prandaj dhash dorëheqjen. Shpërthimi sipas Prokurorisë ka ndodhur sepse një karrocë që ishte këputur, u saldua, erdhi, ishte e nxehtë, u vendos baruti dhe mori flakë baruti”, u shpreh Mediu.

Fatmir Mediu Gërdeci shperthimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.