Pas rastit skandaloz në Fier ku një gjyqtar kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendimi gjyqësor, ka reaguar edhe kreu i Komisionit parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja. Përmes një postimi në Facebook, Manja shpreh bindjen se vettingu dhe reforma në drejtësi është diamanti i reformave të kësaj shumice qeverisëse. “Pas rastit të turpshëm, denoncuar nga emisioni “Stop”, ku gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, R.L, shiste drejtësinë me euro dhe kërkonte për bakshish favore seksuale, jam më i bindur se kurrë se vetingu dhe reforma në drejtësi është diamanti i reformave të kësaj shumice qeverisëse. Asnjë gur në këpucë, asnje shkop nën rrota, asnjë thurrje intrige djallëzore e netëve të errëta, nuk do të na ndalojë në pastrimin dhe ç’rrënjosjen e të keqes së mbjellë në drejtësinë shqiptare, aty ku dhe kanë ndodhur padrejtësitë më të mëdha të kohës që po jetojmë …”, shkruan Manja. / Tirananews.al
“Gjyqtari pervers” / PS: Asnjë intrigë e netëve të errëta nuk do ndalojë pastrimin e drejtësisë
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment