Është shtyrë me një orë seanca për 30 të ndaluarit e operacionit Mezhgorani, për shkak se gjykatësi i çështjes ka konstatuar se është shok fakulteti me një prej të pandehurve.
Ai ka kërkuar ndërprerjen e seancës, dhe ka kërkuar që të marrë mendim, nëse kjo përbën konflikt interesi për të. Gjyqtari Dritan Hasani ka qenë shok shkolle me të arrestuarin Betim Shkupi.
Duke qenë se ka një numër të madh të ndaluarish, seanca e sotme pritet që të zgjasë, ndërkohë që në ambientet e jashtme të Gjykatës janë grumbulluar një numër i madhe familjarësh të personave të ndaluar.