Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gjyshja e Alesios përlot me rrëfimin prekës: “I kisha përdore kur ra tërmeti!”

21:17 / December 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alesio Cakoni gjyshja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjyshja e Alesio Cakonit rrëfeu dhimbjen e madhe nga humbja e djalit dhe mbesës, por edhe të fqinjëve në pallatin në Thumanë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në një bisedë me kryeministrin Edi Rama, i cili kishte shkuar të shikonte shtëpinë e re të Alesios, ajo thotë se plagën më të rëndë nga ky tërmet e pësoi Albert Cara i cili humbi gjithë familjen e tij, dhe shprehet se vështirë të ketë njeri të gjejë guximin t’i thotë se gruan e fëmijët nuk i ka më gjallë.

Megjithatë, kreu i qeverisë zbulon një detaj të trishtë, teksa e përcolli për në avion Albert Carën. Ai mendon se mund të ketë humbur vetëm njërin nga fëmijët, të cilin e kishte me vete në momentin e lëkundjes së fortë të tërmetit, por i ka ndjerë dorën e ftohtë!

Rama: Nëne duhet të jesh e fortë.

Gjyshja: Mua këta po më mbajnë. Unë 7 vet kam futur për një herë. Edhe një djalë më ka vdekur më parë, një e kam në burg në Itali. E çfarë e dua jetën unë? Por nuk mund të shkoj me zor atje, kur të dojë më merr zoti vet. Jam e fortë prej kësaj (nuses), kjo duhet të marrë shembull tek unë, se e kam fëmijë, ka 25 vjet që jeton me mua, ka ndenjur me djalin tim. Unë do të mbështetem tek kjo. Kam shumë peshë të madhe.

Rama: Fjalët nuk kemi ç’të themi, atje do të shkojmë të gjithë, e kjo nuk ka radhë, nuk e dimë çfarë ndodh. Përsakohë jemi këtu të mbajmë njëri-tjetrin. Ti ke edhe gjithë të tjerët.

Gjyshja: Vetëm Bertit nuk mund t’i dal përpara. Atij kujt i del përpara?

Rama: Unë kur e çova në aeroport, më bënte një shenjë, u afrova, më tha “kush ishte?”…Kur iku në avion, më tha doktori, kishte një nga fëmijët për dore, dhe thoshte e kam ndjerë që i është ftohur dora, dhe pyeste se kush ishte. Të gjithë duke bërë kujdes që mos ta marrë vesh, se në atë gjendje që është e ka të vështirë.

Nëna e Alesios thotë se i kishte të dy fëmijët për dore, djalin dhe Dritën e cila fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë. “Kur ra tërmeti e kam pasur përdore Alesion edhe Dritën. U thash: Të keqen mami nuk ka gjë se do pushojë. Nuk e di se çfarë ra, dhe nuk e di çfarë ndodhi më. Alesio u hodh nga kati i pestë”, tregon ajo.

Largimin nga shtëpia Rama e bëri me premtimin se nesër në shkollë do të jetë ai që do t’i çojë Alesion dhe Aurelin në shkollë.

Rama: Nesër do shkojmë në shkollë apo jo? Do vi unë t’ju marr nesër në mëngjes!

alesios gjyshja perdore rrefimi termeti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.