Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gledian Llatja: Më 14 maj vijojmë punën përpara, Boçi tradhtoi edhe të djathtët duke ia shitur fytyrën Metës

20:10 / May 6, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
llatja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Latja ka komentuar alternativën përballë në zgjedhjet e 14 majit.

Në një postim në rrjete sociale, Llatja, që në këto zgjedhje kërkon një mandat të dytë, thekson se Luçiano Boçi është një figurë politike e ricikluar të cilin qytetarët e Elbasanit nuk e meritojnë.

“Luçiano Boçin unë e njoh si njeriun që nën bekimin e Sali Berishës kandidoi për Bashkinë e Elbasanit 16 vite më parë dhe u refuzua me votë masive. E njoh si njeriun që prej shumë vitesh nuk ka zbritur nga pushteti politik por nuk ka bërë asgjë për qytetin tonë. E njoh si ish-kryetar të PD-së në kohën kur e njëjta dyshe Berisha-Meta drejtonin qeverinë e kur selia e drejtuar nga Boçi u kthye në agjenci për shitjen e vendeve të punës. Çdokush në Elbasan e rrëfen këtë fakt si një kujtesë e freskët. Ajo çka është provë e pakontestueshme është fakti se Luçiano Boçi është një figurë politike e ricikluar. Është një ofertë politike e rikthyer pas 16 vitesh të cilën qytetarët e Elbasanit nuk e meritojnë. Një fëmijë që ishte 2 vjeç në vitin 2007 kur Luçiano garoi për Bashkinë e Elbasanit sot është votues për herë të parë dhe nuk mund të jetë fyerje më e madhe se sa të shohë në fletën votimit emrin e Luçiano Boçit”, shprehet ai.

Teksa risjell në vëmendje akuzat që Boçi ka bërë ndër vite ndaj Ilir Metës për korrupsion, kryebashkiaku socialist shprehet se Luçiano Boçi ka tradhëtuar edhe të djathtët duke ia shitur fytyrën dhe emrin e tij Ilir Metës

“Deri dje, Luçiano Boçi ishte ai që akuzonte Ilir Metën për ryshfete miliona euroshe teksa kërkonte që ai të dorëzohej para drejtësisë. Sot, ai është kandidat me vulën e partisë së Ilir Metës dhe shprehet krenar që ndodhet në krah të tij! Cilin Luçiano Boçi duhet të besojnë qytetarët e Elbasanit?! Ilir Floriri dhe Sali Nongrata nuk kanë asnjë lidhje me të ardhmen e Elbasanit. Ata po e përdorin Luçiano Boçin për të marrë peng Elbasanin e për ta përdorur si kolateral në revolucionin e tyre imagjinar për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Duan të marrin peng ndërtimin e Bypass-it të Elbasanit, korridorin 8 me zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë, automotoparkun dhe shëtitoren buzë Shkumbinit, restaurimin e Kalasë e dhjetra projekte të tjera. Duan tu hedhin hi syve të qytetarëve! Duan ta ndalin projektin tonë për Elbasanin 2030! Luçiano Boçi ka tradhëtuar edhe të djathtët duke ja shitur fytyrën dhe emrin e tij Ilir Metës! Luçiano Boçi ka tradhëtuar çdo qytetar të Elbasanit duke u ofruar si ofertë politike e një njeriu të shpallur non grata nga aleatët tanë strategjik. Kjo është arsye e mjaftueshme që asnjë qytetar i Elbasanit të mos e çojë votën dëm për ti dhënë oksigjen Sali Berishës dhe Ilir Metës”, shton më tej Llatja.

Kandidati socialist shprehet i bindur se më 14 maj, qytetarët e Elbasanit do të zgjedhin për të vijuar përpara me projektet për zhvillimin bashkë me PS dhe qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.

“Në 14 Maj, Luçiano Boçit do ti rezervohet një vend në Universitetin e Elbasanit ku mund të ushtrojë profesionin e tij ndërsa unë do vazhdoj përpara punën me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Bashkia e Elbasanit është e elbasanasve që duan të shkojnë vetëm përpara dhe nuk do të jetë kurrë e nongratave dhe mëkëmbësve të tyre që e duan vetëm për ta përdorur për interesa personale”, thekson Llatja.

Gledian Llatja Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.