Pas grabitjes së ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, ka reaguar edhe ish-deputeti Nard Ndoka.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ndoka ndalet tek prishja e imashit të dy figurave kombëtare siç është Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Gonxhe Bojaxhiu, e njohur ndryshe si Nënë Tereza.
Sipas Ndokës, këto dy figura e ngritën lart imazhin e shqiptarit, ndërsa qeveria Rama po e krijon herë pas here skandale në vendet që mbajnë emrat e tyre, duke njollosur emrat e tyre.
Në postimin e tij ai thotë:
Ah mor Gjergj, eh moj Motër Gonxhe, na falni!
Gjergj Kastrioti e Gonxhe Bojaxhiu; dy emblemat për kombin tonë ndër shekuj.
Të vetmit këto e ngriten emrin dhe imazhin e Shqipërisë në botë ndër shekuj. Këto emra dhe imazhe i gjen kudo; në sheshe, rrugë, institucione, muzeume, libra, në historitë e shumë vendeve nëpër të gjithë botën.
Por rilindasit e sotshëm, po njollosin edhe emrin e tyre;
Erion Veliaj, i prish sheshin Gjergjit, trazon edhe kalin e Tij, duke e provokuar herë pas here me imazhe, që ai kalë i kishte shkelur me kembë në beteja me turqit.
Edi Rama, vitin e Gjergjit e kthen vitin e Erdoganit; në çdo gjë; në formë, përmbajtje, në filozofi anadollake.
Rama me Sandrin, gjatë pashallëkut të tyre; nxijnë imazhin e Motër Gonxhes; “vidhet “Nënë Tereza” në Shqipëri, publikojnë të gjitha mediat ndërkombëtare.
Eh mo Gjergj; luftove me pallë për këto ‘palla’…
Motër Gonxhe, e përkushtove jetën tënde për të varfërit, në gjithë botën; dalin ca horra dhe njollosin imazhin e Shqiperisë, që t’i na le si pasuri kombëtare.
Grabitja spektakolare ndodhi më 9 Prill në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.