Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Godet” zv/ministri i Mbrojtjes: Lidhjet me krimin e kanë nxjerrë opozitën nga Parlamenti

22:55 / March 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
petro koci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i ftuar në emisionin “Arena” në RTV ORA deklaroi se fakti që opozita ka dalë nga Kuvendi lidhet edhe me reformën në drejtësi dhe frikën nga ndëshkimi për shkak të lidhjeve të saj me krimin.

Për këtë ai iu referua deklaratave të ndërkombëtarëve, kryesisht Uashingtonit, që sipas tij i mëshojnë fort vazhdimisht reformës në drejtësi kur komentojnë aktin e djegies së mandateve nga opozita.

Petro Koçi: Jo më kot po të lexosh deklaratat, sidomos të Uashingtonit megjithëse gjykojnë veprimin e opozitës që ky është gabim, është në dëm të demokracisë, duhet të ktheheni në institucione, e përmendin gjithmonë reformën në drejtësi megjithëse nuk ka qenë argumenti i opozitës për të dalë nga parlamenti. Do të thotë që ata gjykojnë se një nga shkaqet kryesore që opozita del nga parlamenti është reforma në drejtësi. Dhe unë e përkthej që janë lidhje e krimit të opozitës që e nxjerrin atë nga parlamenti.Nuk është e zhveshur nga lidhjet me krimin.

Mirela Bogdani: Opozita ka 5 vjet që nuk qeveris, juve ju kanë kapur me presh në duar, me dosje nga kaq dhe jo të brendshmit por të jashtmit dhe ju akuzoni opozitën.

Agron Duka: Si e pengon opozita reformën në drejtësi?

Petro Koçi: Shumica e deputetëve të opozitës nuk kanë dashur të dalin nga parlamenti si ti, urdhrin dhe idenë e ka dhënë Berisha, të tjerët e kanë zbatuar. Është sindroma e tradhëtisë në këtë vend që i kompromenton, frika se quhen tradhëtarë.

Agron Duka: Nëse drejtësia është e pakapur është njëlloj e frikshme si për mazhorancën, si për opozitën.

Petro Koçi tha se shumica e deputetëve të opozitës, ashtu si Agron Duka ishin kundër djegies së mandateve.

Ai tha se urdhëri u dha nga Berisha, ndërsa të tjerët thjesht e kanë zbatuar.

“Shumica e deputetëve kanë qenë si puna jote, nuk kanë dashur të dalin nga Parlamenti. Urdhrin dhe idenë e ka dhënë zoti Berisha dhe të tjerët e kanë zbatuar dhe është sindroma e tradhtisë në këtë vend që i kompromenton që nga i pari i vendit deri tek i fundit”, tha Koçi.

drejton koci krimi opoziten
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.