Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Godina në Durrës ku humbi jetën kryekomisari ishte dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit. Çfarë konstatuan katër inxhinierë

08:50 / December 8, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
godina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Në tërmetin e 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona, në pallate e banesa private që u dëmtuan nga lëkundjet e forta sizmike, mes viktimave ishte edhe kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Ndryshe nga 24 viktimat e Durrësit, 25 viktimat e Thumanës dhe vajza 20-vjeçare nga Tirana, që ndodheshin në shtëpitë e tyre kur ra tërmeti, Hajdarmataj ndodhej në një godinë shtetërore, në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Profesori i Akademisë së Sigurisë ndodhej konkretisht në godinën nr. 4 të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, në Durrës, e njohur si Kavalishenca. E bashkë me të, në këtë godinë qëndronin edhe 120 studentë të Akademisë së Policisë, që po zhvillonin një kurs trajnimi, të cilët fatmirësisht arritën të shpëtojnë.

Godina shtetërore rezulton se kishte pësuar dëmtime që në tërmetin e 21 shtatorit, fakt që pranohet edhe nga Bashkia e Durrësit, ndonëse nga zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e mohoi pak ditë më parë, duke thënë se godina nuk ishte dëmtuar nga tërmeti 5.8 i shkallës rihter që ndodhi në shtator.

Megjithatë, ajo tha se do të viheshin para drejtësisë edhe ata persona që e kishin ndërtuar atë godinë. Nga ana tjetër, burime nga Bashkia e Durrësit konfirmuan se godina 4-katëshe ku ndodhej kryekomisari Bajram Hajdarmataj ishte dëmtuar. Ndërkohë, edhe në një dokument të firmosur nga 4 inxhinierë të grupit të inspektimit, në konkluzionet përfundimtare thuhet se godina nuk ka pësuar dëmtime në konstruksionin mbajtës të saj, por aktualisht është e pashfrytëzueshme.

INSPEKTIMI NE SHTATOR

Një nga viktimat e 26 nëntorit është edhe kryekomisari Bajram Hajdarmataj, i cili gjeti vdekjen në rrënojat e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës, në godinën nr. 4. Hajdarmataj, 54 vjeç, ndodhej në Durrës për trajnimin e 120 studentëve të Akademisë së Sigurisë.

“Ora Neës” publikoi dje një dokument të firmosur nga grupi i inspektimit prej 4 inxhinierësh, në të cilin thuhet se: “Hoteli i ri i Shtëpisë së Pushimeve në Durrës (referuar godinës numër 4), nuk paraqet dëmtime në konstruksionin mbajtës të tij, por ai aktualisht është i pashfrytëzueshëm pasi copat e tullave dhe të suvave mund të shkëputen dhe të shkaktojnë aksidente në njerëz”.

Sipas këtij dokumenti, pas tërmetit të 21 shtatorit, objekti kishte nevojë për rikonstruksion të muraturës dhe ky alarm i ishte komunikuar edhe drejtorit të këtij institucioni. Në përfundim, në shënimin për masat e marra provizore, inxhinierët shkruajnë: “I është komunikuar drejtorit të këtij institucioni për të mos qëndruar në këto ambiente”. Fatkeqësisht, shqetësimi i grupit të inspektimit, që nuk u mor parasysh në kohë, i mori jetën kryekomisarit, pasi një pjesë e godinës u shemb, për shkak të tërmetit të dytë në 26 nëntor. Por, në godinën numër 5, natën e 26 nëntorit kanë qenë edhe studentë të Akademisë së Sigu

Durres godina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.