Këtë të premte, 31-vjeçari Gert Shehu që sulmoi dhe plagosi Sali Berishën, teksa ky i fundit po i drejtohej bulevardit për të nisur një protestë, do të dalë sot para Gjykatës.
Prokuroria ka kërkuar të lihet në masën e sigurisë arrest me burg për shkak të rrezikshmërisë së lartë që ka personi, por ky vendim do të jetë në duart e Gjykatës së Tiranës. Gert Shehu do vlerësohet në këtë masë sigurimi për dy akuza, ndërkohë që priten dhe konkluzionet e një ekspertimi mental për të verifikuar gjendjen e shëndetit mendor të autorit të sulmit të paprecedentë.
Po në këtë muaj, sipas të gjitha verifikimeve, Gert Shehu ka rinovuar patentën e tij, me të cilën bëhet me dije se ishte edhe shpërndarës picash me një motor. Më herët Shehu kishte kryer atë punë, ndërkohë që vërtetimi mjekësor i lëshuar nga ana e mjekut psikiatër bëhet me dije se ka ndodhur shumë kohë më vonë, pasi ai është jo vetëm diagnostikuar, sipas vërtetimit, por edhe që është ndaluar për shpërndarje droge në zonën e Liqenit.
PD akuzon kryeministrin Edi Ramën për këtë sulm fizik ndaj Sali Berishës.