Këtë të mërkurë në gjykatën e Apelit, do të shqyrtohet kërkesa e Gert Shehut, 30-vjeçarit që goditi Sali Berishën për të lënë qelinë. Seanca do të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa avokatët e Shehut kanë kërkuar ndryshim të masës nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” ose shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik.
Gert Shehu mori trajtim në spitalin e Traumës pas lëndimeve që iu shkaktuan nga goditjet pasi qëlloi me grusht Berishën. Shehu nuk ka ngritur padi ndaj truprojave të Berishës.
Ditën e protestës së 6 dhjetorit, kur edhe u mbajt samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Berisha u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, 31-vjeç i cili vuante me problemet të shëndetit mendor.