Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati ka reaguar pas grushtit që i dha socialistit Vullnet Sinaj. Në një reagim për mediat, ai tha se ishte një veprim që nuk nderon askënd. “Nuk ia vlen që të merremi me diçka që nuk nderon askënd”, tha ai.
Nallbati u përjashtua nga seanca ditën e djeshme, e ndërsa Kuvendi vijoi mes tensionesh mes opozitës dhe mazhorancës. Opozita pretendon se mazhoranca nuk përfill kërkesat e tyre, e për rrjedhojë kanë ndjekur ketë rrugë.
Një provakacion ndaj opozitës e ka cilësuar Berisha përplasjen fizike në Parlament mes deputetëve në nisje të seancës së djeshme (29 tetor) parlamentare. Ai akuzoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla si shkatërrimtare të parlamentit, që sipas tij zbaton urdhrat e Ramës dhe jo ligjet dhe kushtetutën.