Rikthehet telenovela dhunë. Episodi i radhës u regjistrua në qytetin e Laçit. Protagonistë kanë qënë dy presidentat e skuadrave të Laçit dhe Tiranës.
Sipas burimeve, presidenti i kurbinasve, Pashk Laska ka pasur një përplasje fizike me homologun te Tirana, Refik Halili. Ky i fundit ka denoncuar Laskën në polici për goditje, duke treguar edhe njëherë se marrëdhënia mes klubeve është tensionuar së tepërmi. Pas ndeshjes Presidenti i Laçit, Pashk Laska është shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime rreth ngjarjes.
Shkak është bërë sherri i të shtunës së 30 marsit në “Selman Stërmasi”. Gjatë momentit kur dy skuadrat po i drejtoheshin dhomave të zhveshjeve, dy stafet u përplasen fizikisht me njëra-tjetrin.
Për këtë episod, Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së dënoi me 3 ndeshje pezullim nga aktivitetet sportive presidentin e Laçit, Pashk Laska, ndërkohë që Tirana u dënua me 4 ndeshje pa tifozë.