Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Goditja e bandës së Suel Çelës, Romeo Kara: Ligj si antimafia italiane për pasurinë

22:58 / July 3, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
romeo kara
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Goditja sërish e organizatës së Suel Çelës, të cilës i janë sekuestruar 4 mln euro pasuri në Itali ka qenë në fokus të emisionit ‘Frontline’.

Juristi Romeo Kara, tha se duhet që në Shqipëri të kemi ligj si antimafia italiane për pasurinë. Sipas tij, grupet kriminale shqiptare kanë lidhje edhe me politikën.

“Politika shqiptare po fle mirë më krimin dhe kanë marr frymëzim nga ky tranzicion që e ka çuar shoqërinë në agoni. Unë shoh një ndërthurje të këtyre bandave me politikën dhe kapjen që bënë politika me krimin ndaj shtetit. Duhet që të jesh në këtë biznes që të kesh autoritet dhe të kesh lidhje me policinë dhe organet e tjera ligjzbatuese dhe të kontrollosh territorin por edhe më gjerë. Ne  kemi nevojë për një qasje tjetër, pra më shumë se i bënë dëm vetës kam hall mesazhin që përcjell që të rinjtë duan që të ndjekin këtë shembull që këta janë të fuqishëm dhe janë të paprekshëm dhe kot flasim ne për ligje ato janë në letra dhe shohim një retorikë boshe nga politika. Ne duhet që ti afrohemi atij ligjit të antimafias italiane për ata që nuk justifikojnë pasurinë’, tha ai.

Avokati Jordan Daci, tha se veprimet për sekuestrimin e 4 mln euro pasuri është bërë nga autoritetet italiane dhe jo nga SPAK. Ai tha mafia shqiptare nuk krahasohet me atë italiane.

“Sekuestron se ka bërë SPAK, por janë bërë veprimet nga autoritet italiane. Sa kohë nuk është provuar fajësia prezumohet i pafajshëm. Duhet që të kemi parasysh që ne nuk kemi në nivelin e mafias së vende të tjera, asnjë s’ka pasur një strukturë që mund të cilësohet si një lloj mafie. Ne kemi futur konceptin e grupit të strukturuar. Po ti krahasojmë grupet shqiptarët janë më të zhurshme, po ne nuk krahasohemi fare me mafian italiane, është një numër i vogël shqiptarësh sado që të jemi të rrezikshëm.

Mafia shqiptare në territorin shqiptar nuk ka aktivitet tipik mafioze, nuk po them që s’ka fare por maksimumi që ka pasur ka qenë trafiku i qenieve njerëzore dhe më pas filloi me narkotikët dhe me pas me trafikun e armëve. Tregu më i madh në botë është ai i pastrimit të parave’, tha ai.

Avokati Indrit Sefa tha se SPAK po bashkëpunon në kohë reale me agjencitë partnere ndërkombëtare, gjë e cila ka mundësuar realizimin e disa operacioneve të rëndësishme.

‘SPAK ka një bashkëpunim dhe një komunikim në kohë reale me agjenci të huaja bënë që të realizohen këto operacione. Ata bënë OFL që vetëm e rëndoj punën e SPAK dhe hetimet nuk i avancoi. Ne legjislacionin e kemi po nuk kemi zbatim të ligjit. Fakti është që sekuestro në Itali nuk bënë dot SPAK ose i bije se këto dy struktura janë duke bërë një procedim të përbashkët ose është bërë për llogari të shtetit shqiptar. Hetimet dhe procedime të tilla janë shumë komplekse’, tha ai.    

bandes goditja Ligj pasurine suel celes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.