Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Goditje për kryeministrin izraelit, jep dorëheqjen anëtari i kabinetit të luftës

20:59 / June 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
izrael
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i kabinetit të luftës izraelite, Benny Gantz ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e Benjamin Netanyahut, duke i dhënë një goditje kryeministrit pas lirimit të disa pengjeve në Gaza.

“Largimi nga qeveria është një vendim kompleks dhe i dhimbshëm. Fatkeqësisht, Netanyahu na pengon të arrijmë fitoren e vërtetë,” tha Gantz në një deklaratë televizive.

Vendimi i Gantz, i konsideruar si sfiduesi kryesor politik i Netanyahut,përmbush një ‘ultimatum’ që ai i dha kryeministrit muajin e kaluar, duke i bërë thirrje atij të hartonte një plan të ri për luftën kundër Hamasit deri më 8 qershor.

Gantz pritej të jepte dorëheqjen të shtunën, por e shtyu njoftimin pas lajmeve se forcat izraelite kishin shpëtuar katër pengje në një operacion që zyrtarët e Gazës thanë se la më shumë se 270 palestinezë të vdekur.

Dorëheqja e tij vjen pavarësisht se Netanyahu i bëri thirrje Gantz të qëndrojë në qeverinë e emergjencës të Izraelit, duke thënë se kjo është koha për unitet, jo përçarje.

“Ne duhet të mbetemi të bashkuar brenda vetes përballë detyrave të mëdha që kemi përpara. I bëj thirrje Benny Gantz mos e lini qeverinë e urgjencës. Mos hiqni dorë nga uniteti”, i kërkoi Netanyahu në Telegram.

Vendimi i Gantz nuk e vë qeverinë e Netanyahut në rrezik të menjëhershëm, shkruan CNN, pasi partia e tij nuk ishte pjesë e koalicionit të kryeministrit, i cili ruan një shumicë me 64 vende në Knesset 120 anëtarësh, të parlamentit te Izraelit.

Megjithatë, ajo do të largohej nga kabineti i luftës, i ngritur katër ditë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, pa përfaqësim nga asnjë parti tjetër përveç Likud-it të Netanyahut.

Përveç kryeministrit, i vetmi anëtar tjetër i qeverisë së urgjencës me fuqi vendimmarrëse është ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, gjithashtu nga Likud.

Vendimi i Gantz vjen ndërsa Netanyahu përballet me thirrje në rritje nga aleatët perëndimorë të Izraelit dhe familjet e pengjeve të mbajtura në Gaza për t’i dhënë fund luftës dhe për të rikthyer robërit.

Tetë muaj që nga fillimi i luftës, Izraeli ende nuk i ka arritur objektivat e tij të deklaruara pasi shumica e udhëheqjes së lartë të Hamasit mbetet e lirë dhe më shumë se 100 pengje janë mbajtur në enklavë.

Benny Gantz doreheqje izrael
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.