Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Euro 2024

Gola dhe emocione, pjesa e parë mbyllet me avantazhin e “Azzurrit”. Shqiptari Nedim Bajrami futet në histori

22:02 / June 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1718480773xbastoni 364
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Filloi në mënyrë perfekte “EURO 2024”. Pas vetëm 23 sekondash lojë, Nedim Bajrami kaloi në avantazh kuqezinjtë ndaj Italisë, duke përfituar nga një gabim i Dimarcos. Mesfushori ynë goditi fort me të djathtën brenda zonës duke mposhtur Donarummën dhe duke i dhënë avantazhin tanëve që në minutën e parë të lojës.

Ky ishte goli më i shpejtë në historinë e Evropianit. Reagimi italian ishte i furishëm, me dy gola brenda 5 minutash (11’ dhe 16’), me autorë mbrojtësin Bastoni dhe mesfushorin Barella.

Në portë për Shqipërinë do të jetë Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje janë zgjedhur Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë do të luajnë Asllani, Ramadani dhe Bajrami, ndërsa Seferi dhe Asani do të mbështesin Brojën në krye të sulmit.

REZULTATI LIVE:

ITALI 2-1 SHQIPËRI

Bastoni 11′, Barella 17′ / Bajrami 1′

KOMENTI LIVE:

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ Chiesa kroson drejt zonës, me Pellegrinin që godet me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ Asani provon me një gjuajtje nga distanca me të majtën, me topin që shkon mbi kuadrat.

40′ Scamacca godet brenda zonës, por Strakosha arrin t’i mohojë golin.

39′ Dimarco provon sërish me një krosim të ulët, që largohet nga Berat Gjimshiti.

33′ Frattesi provon me një parabël, por topi përplaset në shtyllë.

30′ Scamacca provon me një gjuajtje fluturimthi, por topi largohet nga Ajeti.

25′ Broja i ushtron presion Bastonit, por ky i fundit arrin të kthejë topin siç duhet në duart e Donnarummas.

17′ GOL ITALIA 2-1/ Barella lëshon një gjuajtje nga distasnca dhe e çon në rrjetë. (VIDEO)

16′ Dimarco hedh një krosim të ulët drejt zonës, por Gjimshiti ndërhyn në mënyrën e duhur për të larguar topin.

11′ GOL ITALIA 1-1/ Bastoni godet me kokë dhe e çon topin në rrjetë. (VIDEO)

6′ Kieza provon me një gjuajtje brenda zonës, por Gjimshiti arrin ta largojë me kokë.

1′ GOOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Bajrami përfiton nga një gabim i Dimarcos dhe me një gjuajtje drejt portës ndëshkon Donnarumman. (VIDEO)

1′ Shkelmohet topi i parë, nis sfida në Dortmund!

FORMACIONET ZYRTARE:

ITALIA: Donnarumma (C); Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca.

Trajner: Luciano Spalletti

SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj; Ramadani, Asllani; Asani, Bajrami, Seferi; Broja.

Trajner: Sylvinho Mendes Campos

Itali Nedim Bajrami
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.