Përfaqësuesja e Belgjikës ndodhet në Tubize ku nesër do të fluturojë për në Sevilla, Spanjë, për t’u përballur me Portugalinë në 1/8-tat e finales së kampionatit Europian, takim që do të luhet ditën e dielë. Romelu Lukaku foli në lidhje me këtë ndeshje, por është edhe një sfidë e veçantë mes tij dhe Cristiano Ronaldos.
CRISTIANO RONALDO-“Ai fitoi titullin e golashënuesit më të mirë në Serie A, por ne fituam kampionatin. Ishte veçanërisht e rëndësishme të fitoja atë titull dhe ky ishte objektivi im. Ronaldon e kam zili për fuqinë e goditjes dhe driblimin. Përkundrazi, mendoj se ai mund të jetë xheloz për forcën time dhe saktësinë në portë.
PENALLTITË– “Kam mësuar të godasë penallti, të mos mendoj shumë dhe të mos shpërqendrohem nga portieri: duhet të jesh i përqendruar dhe të godasësh mirë topin. Por nuk mendoj se do të ketë penallti ditën e dielë. Shpresojmë të fitojmë së pari. Ne kemi mësuar se në një ndeshje mund të fitohet në shumë mënyra. Për t’u bërë kampionë ju duhet të dini se si të vuani dhe vuajtja përfshin faktin që duhet të qëndrosh larg familjes për shumë ditë. Të dielën do të luajmë kundër kampionëve në fuqi. Portugezët kanë cilësi individuale dhe kolektive, ata janë shumë krenarë për vendin e tyre, por ne do të bëjmë gjithçka për t’u kualifikuar “.