Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gonxhja: Durana Tech Park, qendër e fuqishme e zhvillimit

18:50 / February 18, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7 14
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Durana Tech Park në Xhafzotaj (Durrës), i pari park teknologjik në Shqipëri, që synohet të pozicionohet si një qendër e fuqishme e zhvillimit ekonomik dhe inovativ, do të konkurrojë në rajon dhe globalisht, duke sjellë përparësi strategjike dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për vendin.

Në një konferencë për mediet, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se Parku Teknologjik Durana do të jetë një pol i rëndësishëm zhvillimi rajonal. Gonxhja theksoi se ky projekt pritet të sjellë investime të huaja, vlerë të shtuar dhe transferim të dijeve, duke ndihmuar startup-et të kthehen në biznese të qëndrueshme. Po ashtu theksoi ai, synohet krijimi i mundësive të reja për punësim dhe aftësim profesional dhe kthimi i autostradës Tiranë-Durrës në një pol rajonal të zhvillimit teknologjik.

“Përfitimet e ekonomisë shqiptare nga implementimi i projektit “Durana” do të jenë të shumanshme. Së pari, tërheqja e investimeve të huaja, falë infrastrukturës që ky park do të ofrojë, avantazheve krahasuese të Shqipërisë dhe lehtësive fiskale. Së dyti, është vlera e shtuar, një nga problemet e kahershme të ekonomisë tonë, e cila gjithnjë ka prodhuar pak vlerë të shtuar. Një projekt i tillë do ndihmojë ndjeshëm bilancin tregtar shqiptar. Së treti, transferimi i njohurive dhe dijeve në fuqinë punëtore lokale, duke ndihmuar kështu në modernizimin e ekonomisë shqiptare në tërësi. Së katërti, përmes programeve të akselerimit dhe inkubimit, Durana do të ndihmojë shumë startup-e të shndërrohen në biznese të mirëfillta e gjithashtu do ndihmojë edhe universitetet apo institucionet arsimore që të modernizojnë mësimdhënien e tyre”, deklaroi ministri.

Drejtorja e përgjithshme e Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), Elira Kokona e cilësoi atë si motor të zhvillimit ekonomik. “Durana është parku i parë teknologjik në vend dhe përmes këtij parku, Shqipëria synon të kthehet në lider rajonal në zhvillimin e teknologjive. Do tërheqim ata që duan të punojnë në park, por edhe për të jetuar në Shqipëri. Durana është një platformë që mbështet teknologjinë, nomadet digjitalë dhe startup-et. Ky hap e pozicionon Shqipërinë në hartën globale të inovacionit”, theksoi ajo.

Kokona informoi se deri tani kanë shprehur interes për të qenë pjesë e Duranës 50 kompani. “Ky park do të ofrojë mundësinë e biznesit me lehtësi të shumta fiskale”, tha ajo. Ndër lehtësitë fiskale, Durana renditi tatim mbi fitimin 0% për 15 vitet e para, përjashtimin nga tatimi mbi pagat e punonjësve për 10 vjet për të gjithë personelin e angazhuar në kërkim dhe zhvillim, përfshirë edhe zhvilluesit, përjashtim nga TVSH-ja për mallrat, pajisjet dhe shërbimet e përdorura në park për prodhimin e produkteve inovative.

Po ashtu, përjashtim nga tatimi mbi ndikimin në infrastrukturë, nga tatimi mbi pronat për 10 vjet, për ndërtimet e ngritura brenda parkut, si dhe rimbursim pjesor shtetëror për kostot e trajnimit të personelit shkencor dhe teknik, sipas kritereve dhe procedurave të aprovuar nga qeveria. Kokona informoi po ashtu se do të ketë procedura doganore të thjeshtuara për importin dhe eksportin e mallrave të nevojshme për zhvillimin e produkteve inovative, sipas rregulloreve të Kodit Doganor dhe TVSH në nivelin 0% për mallrat shqiptare të furnizuara në park për prodhimin e produkteve inovative, të cilat, sipas legjislacionit të TVSH-së dhe doganor, trajtohen si eksport.

Sipas saj, nga nëntori e deri tani, 53 kompani kanë shprehur interes për tu vendosur pranë “Durana Tech Park”. “Ne ju drejtuam kompanive për të parë gatishmërinë e tyre për tu vendosur në Durana. 53 kompani shprehën interes. Jemi në kushtet e një suksesi tashmë të deklaruar”, tha Kokona. Qëllimi i Durana Tech Park është që të krijojë një mjedis të veçantë ekonomik dhe teknologjik që ofron kushte të favorshme për zhvillimin e industrive të avancuara. Fokusi i tij është të nxisë investimet vendase dhe të huaja dhe të krijojë një territor me një regjim fiskal dhe doganor të lehtësuar. Së bashku me TEDA Tirana (Prush), e cila shumë shpejt do të mirëpresë investitorët e parë, “Durana” vjen si zona tjetër e re speciale ekonomike me synim tërheqjen e investitorëve.

Blendi Gonxhja Durana Tech Park
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.