Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gonxhja: Kandidatët e PS po bëjnë një fushatë me shumë maturi

22:31 / April 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gonxhja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në ‘Repolitix’, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili kandidon për deputet në listë të hapur në Tiranë, foli edhe për konkurrecën mes socialistëve që janë në listë të hapur.

Për Gonxhen, kandidatët e PS që janë në listë të hapur po bëjnë një fushatë me shumë maturi. 

“Unë mendoj se deri tani jemi në një situatë normaliteti pune, në komunikim me elektoratin dhe në raport me njësitë administrative. Një numër i madh kandidatësh, madje edhe brenda të njëjtave njësi, e bën këtë një garë komplekse. Kjo konkurrencë, nëse arrihet të menaxhohet me zgjuarsi dhe maturi, do të ishte një sukses i plotë.

Unë personalisht nuk kam probleme të tilla në njësitë ku jam drejtues politik. Është normale që të gjithë të lëvizin nëpër qark, pasi janë zgjedhje për qarkun, me kusht që të mos dëmtojnë organizatën. Nuk duhet të shkatërrojmë punën, të turbullojmë apo të ndërhyjmë në funksionimin e organizatave ekzistuese. Ka një numër të madh njerëzish që janë ende të paidentifikuar nga partia në disa zona.”

“Kemi gjithashtu një pjesë shumë të madhe të njerëzve që janë të lëkundur, të pavendosur, që i përkasin partive të tjera, ose janë në atë që quhet “zona gri” – i kemi në lagje, i kemi aty dhe duhet të fokusohemi për të punuar me ta.”

“Të 37 nuk mund të fitojmë. Jemi të rritur, jemi të pjekur.”

“Unë duhet të jem ndër të parët në atë listë që duhet të tregojnë takt maksimal dhe të punojnë fort. Sepse vij me një avantazh nga posti që mbaj, në një qytet. Duhet të vij me korrektesë përballë atyre që nuk kanë njohjet e mia. Nuk kam asnjë arsye të ankohem për asnjë element të kësaj përzgjedhjeje.”

Blendi Gonxhja Fushate KANDIDATET liste e hapur PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.