Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja po vijon turin e tij elektoral në kryeqytet, me prioritet zonën e Kombinatit.
Ai ka vizituar një prej bizneseve fasoneri të brandit “Made in Albania”, por jo vetëm, pasi janë edhe fabrikat e këpucëve që punësojnë gra e të rinj. ”Këto biznese janë motorët e heshtur të ekonomisë sonë, që meritojnë më shumë mbështetje dhe vëmendje”.
Po nga ana tjetër, ka zhvilluar takim edhe në Njësinë 11, me disa banorë të zonës.
”Në çdo cep të Tiranës, me zemrën plot nga mikpritja dhe besimi! Në Njësinë 11, ndamë shqetësime të përditshme dhe bashkë folëm për rrugët e zgjidhjes. Dialogu i hapur dhe bashkëpunimi janë elemente kyç, sepse kur dëgjojmë njëri-tjetrin, ndërtojmë më shumë se zgjidhje, ndërtojmë besim”.