Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gonxhja: Rritje e produkteve “Made in Albania” në tregjet europiane, vijojmë mbështetjen për prodhimin vendas

14:34 / May 2, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
494737344 1245159877609554 1384650502831261166 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se produktet “Made in Albania” janë tashmë të pranishme në çdo treg europian. Kjo një arritje që ka ardhur falë iniciativës së guximshme të sipërmarrësve dhe punës së palodhur të mijëra punonjësve në fasoneritë shqiptare.

“Këto biznese janë një shembull i gjallë se si përkushtimi, cilësia dhe besimi në fuqinë vendase mund të thyejnë kufijtë”, tha ai.

Ministri Gonxhja vizitoi sot kompaninë “ERI & O”, një nga bizneset që ka arritur sukses falë përkushtimit dhe cilësisë gjatë viteve. “Jemi të vendosur t’u qëndrojmë pranë dhe t’i mbështesim ata, për të forcuar prodhimin vendas dhe për të rritur më tej markën “Made in Albania” në tregun global”, theksoi ai.

Eksportet shqiptare të mallrave kanë shënuar një rritje prej 4,7% gjatë tremujorit të parë të këtij, një zhvillim pozitiv për ekonominë e vendit. Sipas raportit të publikuar sot nga INSTAT-i, eksportet e mallrave arritën vlerën 100 miliardë lekë.

Referuar të dhënave, rritja e eksporteve prej 4,7% tregon për një performancë më të mirë të sektorëve prodhues dhe një kërkesë më të lartë nga tregjet ndërkombëtare për mallrat “Made in Albania”.

Blendi Gonxhja made in albania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.