Një gjykatës amerikan refuzoi kërkesën e Google për të rrëzuar një padi që pretendonte se kompania ka cenuar privatësinë e miliona njerëzve, duke i gjurmuar në fshehtësi gjatë përdorimit të internetit.
Sipas padisë, Google ka përdorur Analytics, cookies dhe aplikacionet e saj për të gjurmuar aktivitetin e përdoruesve edhe kur kanë vendosur shfletuesin në modalitetin “Incognito.”
Autori i padisë e cila kërkon dëmshpërblim prej 5 miliardë dollarësh e quajti vendimin një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e privatësisë dhe interesave të miliona Amerikanëve.
Padia mbulon aktivitetin e Google që prej 1 Qershorit 2016 dhe kërkon 5 mijë dollarë dëmshpërblim për përdorues.
