Në panelin e emisionit Open ka pasur një moment interesant ndërsa ka ndërhyrë deputeti i “opozitës së re” Lefter Maliqi, i cili kohët e fundit është bërë mjaft radikal dhe afër qëndrimeve të PD-së dhe LSI-së.
Drejtuesja e Open, Eni Vasili, e pyeti Maliqin se a do ta mbajë premtimin e dhënies së dorëheqjes nëse zhvilloheshin zgjedhjet e 30 qershorit.
Por deputeti i PD-së ka devijuar përgjigjen duke thënë se nuk largohet se ishte dekreti Metës ai ë shmangu konfliktin civil dhe jo vendimi i mazhorancës.
Ndërkaq, Vasili sërish i ka kujtuar deklaratën publike por Maliqi u përgjigj se nuk do të japë dorëheqje.
Biseda në studio:
Vasili: Zoti Maliqi, ju deklaruat se nëse në 30 qershor bëhen zgjedhje do jepnit dorëheqjen?
Maliqi: E prisja këtë pyetje. Nuk ka asgjë për të qeshur.
Vasili: Për ju po.
Maliqi: Unë kam thënë që në 30 qershor nëse presidenti nuk do nxirrte dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve, nuk do kishte fuqi Basha dhe askush të ndalonte konfliktin civil.
Vasili: Përgjigjuni pyetjes që ju bëra.
Maliqi: Po patjetër, e para konfliktin e shmangu presidenti dhe e dyta nuk ia plotësoj këtë dëshirë kryeministrit më arrogant.
Vasili: Po ju nuk ju tha Rama, e thatë vetë.
Maliqi: Do ta bëj këtë vetëm kur të bëhen zgjedhjet dhe të fitoj Beratin 4 me 3. Unë do ta kisha dhënë dorëheqjen nëse presidenti nuk do kishte nxjerrë dekretin.