Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Grabitësit vjedhin orën e xhepit 27,000 dollarë të dhuruar nga ish-presidenti i SHBA

21:53 / December 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
or 111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një orë xhepi me vlerë rreth 27,000 dollarë e dhuruar nga ish-presidenti amerikan Woodroë Wilson është vjedhur në një dyqan antikitetesh, njoftoi sot policia e Londrës.

Ora me vlerë të llogaritur nga 22,800 deri në 26,860 dollarë, është vjedhur mesditën e të shtunës, tha në njoftimin e saj Policia e Londrës. Sipas saj autori i vjedhjes ishte një burrë që kishte hyrë në dyqanin e objekteve antike Pierrepont Arcade, në Islington në veri të Londrës, dhe tha se dëshironte të blinte një vazo dekorative.

Burri kishte tentuar të blinte vazon por karta e tij e bankës nuk kishte funksionuar. Policia beson se burri kishte hapur vitrinën për të vjedhur orën, kur punonjësi i dyqanit po vendoste vazon përsëri në vend.

Ora e vjedhur ishte ndërtuar me flori 14 karat dhe është dhuruar nga presidenti Wilson.

Në anën ballore të saj shihet vula presidenciale e SHBA me një shqiponjë, ndërsa në pjesën e prapme është gdhendur mbishkrimi i  Wilson.

“Nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për Charles J Lawrenson, kapiteni i avullores britanike Nubian, në nderim të shërbimeve humane për shpëtimin në det të ekuipazhit të anijes amerikane Julia A Trubee, më 7 mars 1914”, shkruhet në mesazh.

Policia publikoi fotot e orës si dhe ato të një burri me të cilin dëshirojnë të flasin në lidhje me krimin.

“Pronarët e orës janë shumë të shqetësuar,” tha oficeri Joshua Brown në njoftim. “Objekti ka qenë në familjen e tyre prej shumë kohësh dhe nxisim personin që e vodhi ta kthejë sa më shpejt që është e mundur”.

Wilson ka qenë presidenti i 28-të i SHBA nga viti 1913 deri në 1921. Ai kishte qenë më parë president i Universitetit Princeton dhe guvernator i New Jersey.

27000 dollare grabitesit Oren vjedhin xhepit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.