Banesa e reperit Mozzik ka rënë pre e grabitjes.
Sipas medias kosovare, Sinjali, hajdutët kanë arritur të marrin 100 mijë euro cash dhe stoli në vlerë 200 mijë euro, ndërsa raportohet se ka qenë vetë reperi ai i cili ka denoncuar rastin në polici.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se autorët ende nuk janë identifikuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në brendi të shtëpisë së tij, ku nga aty kanë vjedhur disa lloje të armëve, para dhe stoli ari. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.