Pas banesës së mjekut gjinekolog, Kujtim Albrahimi raportohet se është grabitur edhe një tjetër. Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë, por është mbajtur e fshehtë nga policia, ndërsa banesa që është grabitur është e Skënder Xhanit, i cili është kunati i deputetit socialist Bashkim Fino.
Shtëpia e tij ndodhet në lagjen e njohur si ‘Ushtaraku. Skënder Xhani është biznesmen rreth 55-vjeç dhe në momentin e grabitjes që ka qenë në mesditë, nuk ka pasur asnjë person në shtëpi. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.