Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën arrest me burg për Alkond Bengasi, një nga katër të arrestuarit që dyshohet se ka lidhje me grupin kriminal që kreu grabitjen spektakolare në Rinas.
Nevvs 24 raporton se Bengasi ka zgjedhur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke dhënë detaje për grupin kriminal. Sipas televizionit ai ka pranuar se ka modifikuar furgonin me mbishkrimin “Hetimi tatimor”. Kujtojmë se Bengasi është kushëriri i Klement Çalës. Vetë Klement Çala, një person me precedentë të rrezikshëm dhe me të kaluar kriminale në Greqi dhe në Shqipëri po në fushën e grabitjeve të armatosura vazhdon të jetë në kërkim që prej 2013-s.
Lexo edhe- Zbulohen fotot e katër të arrestuarve për grabitjen e Rinasit