Janë zbardhur emrat e katër të ndaluarve një ditë më parë nga policia në qytetin e Elbasanit, të cilët kanë lidhje me grabitjen spektakolare të Rinasit, ku mbeti i vrarë Admir Murataj.
Të arrestuarit janë Alkond Bengasi, Renaldo Sula, V.O dhe Saimir Çela. Dy prej tyre janë arrestuar që mbrëmjen e të shtunës pasi dyshohet se kanë qenë ata të cilët kanë modifikuar furgonin që u përdor për vjedhjen e parave, në të cilin ishte mbishkrimi “Hetim Tatimor”, ndërsa dy të tjerët dyshohet se kanë marrë pjesë në grabitje.
Servisi është në pronësi të shtetasit me iniciale, G. SH., ndërsa i ishte dhënë me qira kohë më parë Klement Çalës, i cili është shpallur në kërkim dhe ishte miku i Admir Muratajt që mbeti i vrarë ditën e grabitjes, me të cilin dyshohet se kanë kryer edhe grabitjet e tjera.
Lexo edhe- Detaje nga grabitja në Rinas, “Hetimi Tatimor” i fundosi
Pasditen e të shtunës janë ushtruar kontrolle të imtësishme në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Fushë-Krujës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje edhe për gjetjen e personit të konsideruar përgjegjës pas Admir Muratajt cili mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë.