Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Grabitja në Muzeun e Luvrit, prokurorja: Vlera e bizhuterive arrin në 88 milionë euro!

21:50 / October 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luvri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vjedhja e së dielës në muzeun e Luvrit është vlerësuar në 88 milionë euro, sipas prokurores së Parisit, Laure Beccuau.

“Shuma e dëmit është vlerësuar nga kujdestari i muzeut në 88 milionë euro,” deklaroi ajo për radion RTL, duke e quajtur këtë një shumë jashtëzakonisht të madhe. Por, siç shtoi Beccuau, “nuk mund të krahasohet me dëmin historik që është shkaktuar”.

Sipas saj, hajdutët nuk do të përfitojnë nga kjo shumë “nëse u shkon mendja e keqe t’i shkrijnë bizhuteritë”.

“Mund të shpresojmë që do ta mendojnë mirë dhe nuk do t’i shkatërrojnë pa arsye këto bizhuteri me vlerë historike,” shtoi prokurorja.

Prokurorja konfirmoi se katër persona janë identifikuar si të pranishëm në vendngjarje, por la të hapur mundësinë e përfshirjes së bashkëpunëtorëve të tjerë. Aktualisht po kryhen analiza të gjurmëve të gjetura në vendin e ngjarjes, për të parë nëse mund të identifikojnë ndonjë nga autorët.

Ajo gjithashtu zbuloi një detaj kyç, hajdutët përdorën një platformë ngritëse, të cilën e morën nëpërmjet një qiraje të rreme me pretekstin e një zhvendosjeje.

“Kur një nga punonjësit e kompanisë që e kishte dhënë me qira arriti në vendin e pretenduar të zhvendosjes, u përball me dy burra kërcënues. Nuk pati dhunë fizike, por situata ishte mjaft alarmante,” shpjegoi Beccuau, duke iu referuar një kallëzimi penal të bërë nga kompania.

Prokuroria e Parisit ka angazhuar grupin e specializuar JIRS për të drejtuar hetimin, ndërsa rreth 100 hetues janë mobilizuar për zbardhjen e ngjarjes. Dy ditë pas grabitjes spektakolare, autoritetet ende po kërkojnë katër autorët që u arratisën me tetë bizhuteri të Kurorës Mbretërore Franceze.

Ministria Franceze e Kulturës ka publikuar një listë të bizhuterive të vjedhura nga hajdutët në shtatë minuta.

Kurorë nga seti i bizhuterive të mbretëreshës Maria Amalia dhe mbretëreshës Hortense

image 23

Gjerdani nga seti i safirëve të Mbretëreshës Maria Amalia dhe Mbretëreshës Hortense:

image 24

Vathë nga seti me safirë i Mbretëreshës Maria Amalia dhe Mbretëreshës Hortense

image 25

Varëse smeraldi nga koleksioni i perandoreshës Maria Luiza

image 26

Një palë vathë smeraldi nga i njëjti set

image 27

Karficë me relike 

image 28

Kurora e perandoreshës Eugenia

image 29

Karficë në formë fjongoje e perandoreshës Eugenia, një objekt unik me 2,634 diamantë, i blerë nga Luvri në vitin 2008 për 6.72 milionë euro, pasi kishte qenë më parë në një koleksion privat në SHBA.

image 30

bizhuteri Grabitja luvri Muzeu prokurorja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.