Policia italiane në Varese ka goditur një bandë e specializuar në grabitjet e dyqaneve të luksit.
Një 37-vjeçar serb dhe një 43-vjeçar boshnjak janë arrestuar dhe dënuar me 3 vite e katër muaj burg, për grabitjen e një dyqani “Gucci”.
Dënimi i tyre, sipas mediave të huaja, erdhi pasi ata vodhën mallra me vlerë rreth 100,000 euro për vetëm katër minuta, ndërsa grabitja ndodhi në 11 nëntor të vitit 2019, në qytetin Pieve del Cairo në rajonin e Lombardisë.
Hetimet nisën nga kamerat e sigurisë së “Guccit”, ndërsa grupi akuzohet edhe për një grabitje në një parfumeri, ku dëmi i shkaktuar llogaritet në 90 mijë euro.
Banda ishte e specializuar edhe në grabitjen e makinave sportive të cilat i përdornin më pas për ti shpëtuar ndjekjeve të policisë.