Granit Xhaka shfaqet atëherë kur duhet për Arsenalin. Zvicerano-shqiptari e ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në sfidën ndaj Fulham-it të vlefshme për javën e 21-të të Premier Ligës. Në minutën e 25-të, me një lëvizje mjeshtërore që shikohet vetëm te një sulmues race, ai fitoi sfidën ndaj portierit Riko dhe kaloi “topçinjtë” në avantazh.
Ky ishte goli i dytë në kampionat për 26-vjeçarin që tanimë është shndërruar në një lojtar kyç për skuadrën e Emeri.