Kjo i bën burrat të duken si të vështirë për t’u “zënë” dhe 40% më pak tërheqës kanë argumentuar studiuesit nga Universiteti Monash i Australisë.
Për më tepër, burrat që tregojnë dhe mburren se kanë shumë shoqe, shihen si të mangët. Studimi u krye nga psikologët Ryan Anderson dhe Cagla Tekin nga Universiteti Monash në Melburn, Australi.
“Të thuash se dikush ka shumë shoqe femra mund të duket mburrëse,” tha Dr Anderson.
Ai shtoi se burrat që tregojnë se kanë shumë shoqe mund të duken se po e teprojnë, gjë që mund të nxisë ‘dyshim dhe/ose mosbesim’.
Në studimin e tyre, studiuesit zbuluan se burrat që kishin më shumë femra sesa meshkuj në rrjete sociale, ishin 40% më pak tërheqës sesa burrat të cilët nuk ishte dhënë informacion miqësie.
Ekipi zbuloi gjithashtu se të kesh më shumë miq meshkuj, i bën gratë më pak tërheqëse për burrat.