Një hulumtim i bërë me 1200 gra, ka sugjeruar që edhe sasia e vogël e kafeinës mund ta rris rrezikun e humbjes së foshnjës gjatë shtatzënisë.
Pas studimeve të mëparshme, të cilat kanë thënë se kafeina nuk ka ndonjë efekt negativ për foshnjat, studimi i fundit e ka dëshmuar të kundërtën. Shkencëtarët thonë, se gratë shtatzëna nuk duhet të konsumojnë më shumë së dy kafe në ditë.
“Çdo sasi e kafeinës gjatë shtatzënisë mund ta rrisë rrezikun e humbjes së foshnjës”, tha autori i këtij studimi.
Gratë, të cilat konsumojnë më shumë se 200mg të kafeinës në ditë janë shumë më të rrezikuara nga aborti spontan, në krahasim më gratë, që nuk konsumojnë kafe.